SHBA në ‘black out’

09/09/2011 13:35

Problemet në sistemin e furnizimit me energji elektrike kanë shkaktuar black-out-e masive në Kaliforni, Arizona dhe Meksikë.

5 milione vete mbeten pa energji dhe shume te tjereve do t`u privohet ky sherbim edhe per nje apo dy dite. Nje kaos i vertete trafiku eshte vene re ne zonat e prekura. Mungesa e energjise eshte bere shkak edhe per disa aksidente, pikat e karburantit nuk punojne, ndersa dy reaktoret berthamore ne Kaliforni, u shuan. San Diego, qyteti i goditur me rende, mbylli aeroportin dhe te gjithe fluturimet nga aty u pezulluan.

Nje hetim ka nisur per zbardhjen e shkaqeve te situates se pavolitshme. Fillimisht u hodh teza e një sulmi terrorist, të cilën autoritetet nxituan ta përjashtojnë. Black-out-i nisi ne Arizona, ku sipas zyrtareve, ka pak pas punimeve ne nje nenstacion, nje linje e tensionit te larte mes saj dhe Kalifornise ka rene duke shkaktuar nje ngerc te menjehershem. Duket se kemi dy probleme ketu, njera eshte avaria teknike, tjetri gabimi njerezor. Qe te dyja do te zgjidhen shume shpejt, deklaruan zyrtare te kompanise se sherbimeve energjetike, APS. Nje mundesi tjeter qe nuk perjashtohet eshte edhe ajo e te nxehtit ekstrem.

Mungesa e energjise preku edhe qytetet pertej kufirit, ne zonen e Baha-s ne Meksike. Semaforet reshten se punuari ne Tihuana, ndersa pa drita mbeten edhe zyrat qeveritare dhe spitalet. Zyrtaret vendas thone se 180.000 banoreve i eshte kthyer tashme energjia elektrike dhe po punohet qe shume shpejt, kjo gje te ndodhe edhe per pjesen tjeter.  

Top Channel