NATO pranon vrasjen e gazetarit të BBC

09/09/2011 01:05

NATO në Afganistan pranoi se ka vrarë gabimisht reporterin e BBC-së, Ahmed Omed Kpulvak, në muajin korrik.

ISAF tha se ushtari amerikan mendoi se gazetari ishte një militant, kur trupat iu përgjigjen sulmit në qytetin e Tarin Kovtit në jug të provincës së Uruzganit. Kpulvak ishte një prej 19 të vrarëve.

NATO nisi hetimet pas raportimeve se ai nuk ishte vrarë nga militantët. Dokumenti nxorri përfundimin se 25 vjecari u qëllua nga një ushtar amerikan, i cili e ngatërroi atë me kamikaz.

Ushtarët po përpiqeshin të pastronin ndërtesën nga dy kamikazë, kur vunë re reporterin, i cili ishte fshehur në tualet dhe ajo që ai mbante në dore, nuk ishte eksploziv, por karta e tij e gazetarit.

ISAF e quajti vdekjen tragjike dhe i shprehu ngushëllimet familjes së reporterit.

Drejtori i BBC-Globall News, Piter Herroks tha se vdekja e Ahmed dëshmon rrezikun me të cilin përballen gazetarët dhe është thelbësore që atyre t’i garantohet mbrojtja më e mirë, ndërsa raportojnë nga vende me rrezikshmëri, kësisoj, bota të mund të dëgjojë historitë e tyre.

Top Channel