“Jam zgjedhur për t’i shërbyer vendit tim”/ Starmer drejt dorëheqjes, konfirmon Trump: Dështoi keq me emigracionin dhe energjinë
Ministri i Brendshëm indian, P. Chidambaram ka deklaruar se ka të ngjarë që sulmi para gjykatës së Nju Delhit të jetë kryer nga militantë me bazë në Indi.
“Nuk mund t’ia drejtojmë më gishtin terrorizmit përtej kufirit për sulmet që ndodhin në Indi”, ka deklaruar Chidambaram për BBC.
Sipas tij, aktualisht autoritetet po përpiqen të verifikojnë mesazhet elektronike të dërguara nga dy grupe që marrin përsipër përgjegjësinë e atentatit të së mërkurës.
Ndërkohë, numri i viktimave të shpërthimit është ngjitur sërish sot në 13, ndërkohë që ai i të plagosurve është 76.
Dy grupet që kanë marrë përsipër autorsinë e sulmit janë Huji, me origjinë pakistaneze dhe i lidhur me Al Kaedën, dhe Muhaxheidinët Indianë.
Email-i i dërguar nga Huji u lokalizua në një internet-kafe në pjesën indiane të Kashmirit dhe policia ka ndaluar pesë persona.
Ministri Chidambaram ka deklaruar se, edhe pse Huji ka marrë përsipër përgjegjësinë, ai ka kohë që nuk është aktiv në Indi.
Top Channel