Gaddafi: Jam ende në Libi

08/09/2011 08:50

Lideri në arrati i Libisë, Muammar Gaddafi ka hedhur poshtë, duke i cilësuar si gënjeshtra dhe dhunë psikologjike, spekulimet se ai është arratisur në Nigerin fqinj.

Komentet e tij koloneli i ka bërë në një bisedë telefonike me televizionin publik sirian, telefonatë që duket se është bërë nga brenda Libisë.

Gjithashtu, Gaddafi ka premtuar se trupat e tij do ta mposhtin NATO-n dhe Këshillin Kombëtar të Tranzicionit.

Më herët, Nigeri deklaroi se po shqyrtonte mënyrën se si të vepronte me kolonelin nëse ai do të kishte vendosur të hynte në vend për të kërkuar strehim.

Ministri i Jashtëm i vendit afrikan tha për BBC se Niamei do të vendosë më vonë nëse ta pranojë liderin libian, ose ta dorëzojë atë në gjykatën e Hagës.

Në ditët e fundit ka pasur shumë spekulime se kolonel Gaddafi mund të shkojë në Niger, pasi grupet e besnikëve të tij janë vendosur atje.

Drejtuesit e Këshillin Kombëtar të Tranzicionit i kanë kërkuar këtij vendi që të mos e pranojë.

Nigeri e njeh KKT-në, që po përpiqet të arrestojë Gaddafi-n, të birin Saif al Islam dhe ish-shefin e shërbimeve sekrete Abdullah Sanussi.

Top Channel