Ndërron jetë tenori italian, Salvatore Licitra

07/09/2011 00:35

Shpëtuan jeten e tre personave organet e tenorit 43 vjeçar Salvatore Licitra. Mbrëmjen e të hënës ai u shua pas një aksidenti të rëndë në Raguza të Sicilisë ndërsa me një motoçikletë Vespa po shkonte në restorant me të fejuarën.

Tenori, qs udhstonte pa kasks, pati humbur papritur kontrollin e mjetit duke u psrplasur me njs mur. Më vonë mjekët verifikuan se ai ishte goditur nga një iskemi cerebrale ndërsa po udhëtonte, gjë që shkaktoi edhe aksidentin e rëndë.

Pas nëntë ditësh të kaluara në gjendje kome, tenori ndërroi jetë. Familja plotësoi dëshirën e tij të madhe për dhurimin e organeve, si për të dëshmuar edhe një herë zemërgjërësine që karakterizonte Salvatore Licitrën.

Salvatore Licitra kishte lindur në Bernë të Zvicrës nga prindër sicilianë. Pas studimeve në Itali karriera e tij mori hov në vitin 2002 kur zëvendësoi Luciano Pavarottin në Metropolitan Opera të Nju Jorkut e që atëherë u konsiderua si pasardhësi i tij.

I njohur dhe i vlerësuar në të katër cepat e globit, ai lë një boshllëk të madh në panoramën e lirikës botërore. E siç ka shkruar një admirues i tij në një forum, ndoshta tani, që arriti të shpëtojë edhe tre jetë njerëzish po buzëqesh në parajsën e artistëve, përkrah meastros së tij, Luciano Pavaroti.

Top Channel