Lacoste: Breivik, jo më veshjet tona!

07/09/2011 13:30

Kompania franceze e veshjeve Lacoste i ka kerkuar policisë norvegjeze ta
detyrojë Anders Behring Breivik të mos mbajë me fanelat e saj.

Njeriu përgjegjës për masakrën e Utojës dhe shpërthimet në qendër të Oslos, eshte fanatik i krokodilit të famshem jeshil. Madje edhe në momentin e arrestimit, Breivik mbante veshur një bluzë me shenjën e Lacoste-s. Logoja e njohur shfaqet shume here edhe ne fotot e publikuara prej tij ne Facebook.

Po me nje bluze te tille, Breivik shihet edhe ne manifestin 2083, kolazhi prej gati 2 mije faqesh ku ilustronte idete e tij mbi perplasjen e civilizimeve, kercenimin e islamit dhe nevojen e perdorimit te dhunes. Me pak fjale, per ekstremistin 32-vjecar, Lacoste ishte kthyer gati ne nje uniforme zyrtare, deri ne ate pike sa kompania, e shqetesuar per demin qe mund te pesoje imazhi i saj, ka vendosur t’i drejtohet policise se Oslos.
Biseda mes drejtuesve te kesaj te fundit dhe menaxhereve te Lacoste eshte konfirmuar nga burime policore per te perditshmen Dagladet. Breivik nderkohe duket se ka fituar edhe ai vete nje fame macabre boterore, dhe fotot me logon lacoste kane mbushur gazetat, site te ndryshme ne internet dhe televizionet ne mbare globin.

Sipas gazetes italiane ‘Libero’, qe nga koha e ndalimit te vrasesit dy muaj e gjysem me pare, emri i tij eshte kerkuar ne Google 32 milione here, ndersa Breivik ka marre mijera letra nga admirues dhe mesazhe urrejtje e kercenime. Kompania franceze me sa duket ka gjetur kete menyre per te shpetuar nga nje anti-reklame e tille aspak e deshiruar.

Anders Behring Breivik, autori norvegjez i masakrës ku gjetën vdekjen 76 persona në Oslo dhe në ishullin e Utoyas, ende nuk e ka marrë dënimin për aktet e rënda që kreu.

Në manifestin e njohur te tij, “2083, Deklarata Europiane e Pavarësisë”, Anders Behring Breivik përmend luftën kundër myslimanizmit, një kauzë sipas tij e drejtë.

Pikërisht për këtë, ai i referohet Serbisë, duke i cilësuar të papranueshme bombardimet e Shteteve të Bashkuara dhe regjimeve perëndimore kundër “vëllezërve serbë”, që sipas tij nuk kishin asnjë qëllim tjetër vetëm atë të dëbimit të myslimanëve shqiptarë në Shqipëri.

Ditari i Anders Behring Breivik

1500 faqet e ditarit të Anders Behring Breivik, të mbledhura nga policia, tregojnë se si 32-vjecari është përgatitur për sulmet terroriste të së premtes.

Baza ekonomike – Kam nevojë të akumuloj një kapital bazë. Plani “A” është të arrij 3 milionë euro, në mënyrë që të stabilizoj një platformë organizative panevropiane. Kam shitur disa objekte me vlerë që zotëroja në jetën e mëparshme, bëhet fjalë për një servis darke të markës “Versace-Rosenthal”, me vlerë 5 mijë euro. E di që duhet të shes edhe “Breitling Crossëind” (orë luksi), me vlerë 7 mijë euro, por dashuria për të më ka ndaluar ta bëj një gjë të tillë.

Verë dhe prostituta luksi – Kam tre shishe “Chateau Kirëan” e vitit 1979, një verë franceze që kam blerë 10 vjet më parë në një ankand dhe do t’i hap për një rast të vecantë. Kam vendosur ta ruaj shishen e fundit për festimin e martirizimit tim dhe ta shijoj në shoqërinë e dy prostitutave të klasit të lartë që do të thërras para misionit.

Solar dhe make up
– Paraqitje sa më e mirë. Duhet të presësh flokët dhe të heqësh mjekrën, si dhe t’i nënshtrohesh për disa seanca llampave solare. Është e nevojshme për të shkuar në një sallon bukurie për burra dhe të bërë një “make up” të lehtë, përvecse të kesh veshur rrobat më të mira. Edhe pse kjo më duket absurde për luftëtarë të mëdhenj kështu si ne, duhet të dukemi sa më mirë.
 
Steroide dhe efedrinë – Nuk e imagjinoj dot se cila do të jetë gjendja ime shpirtërore gjatë operacionit. Me siguri do të shpërthejë një cikël steroidesh dhe, për më shumë, nën efektin e efedrinës. Në këtë mënyrë do të rriten me të paktën 50-60 për qind agresiviteti, aftësitë fizike dhe përqendrimi mendor. Ipod-i me volumin në maksimum do të më ndihmojë të largoj frikën, nëse do të jetë e nevojshme. Kam një trup pothuajse të përsosur. Jam i lumtur dhe morali im është më lartë se kurrë për mënyrën se si do vijojnë gjërat.

Plumba me nikotinë – Kam porositur 50 ml nikotinë 99% të pastër nga një furnizues kinez online. 3-4 pika të injektuara në një plumb do ta transformojnë atë në një armë kimike fatale. Jam i shqetësuar për probleme të mundshme në doganë, duke qenë se nikotina e pastër konsiderohet një substancë ilegale. Në rastin më të keq, një doganier do të hapë pakon, do të derdhë pak pika substancë në lëkurë dhe do të vdesë.

I lutem Zotit për misionin – Sot, për herë të parë, jam lutur shumë. I kam shpjeguar Zotit se, nëse nuk do që aleanca marksiste islamike dhe disa vende islamike në Evropë të shkatërrojnë krishtërimin evropian në 100 vitet e ardhshme, duhet të bëjë që luftëtarët për krishtërimin të fitojnë supremacinë. Zoti duhet të sigurojë suksesin e misionit tim dhe të frymëzojë qindra revolucionarë anti-islamikë në të gjithë Evropën.

Top Channel