Teksas, luftë me “përbindëshin”

06/09/2011 09:25

Zjarrfikësit në thatësirën e Teksasit po luftojnë për të vënë nën kontroll një zjarr të egër të zgjeruar në 26 kilometra dhe që ka shkatërruar pothuajse 500 shtëpi.

Autoritetet deklaruan se zjarri u zgjerua me përmasa të mëdha ditën e hënë dhe se tani po djeg rreth 10 mijë hektarë.

Guvernatori i Teksasit, Rick Perry ndërpreu fushatën e shkurtër presidenciale dhe tha se 72 orët e ardhshme do të ishin jetike.

Numri i vatrave të zjarrit të verifikuara në Teksas, që është goditur edhe nga erërat e forta të gjeneruara nga stuhija tropikale “Lee”, është shumë i madh.

Guvernatori Perry shtoi se zona më e goditur është Konektikati dhe u bëri thirrje banorëve që të ndjekin udhëzimet e evakuimit dhe të mos qëndrojnë në shtëpi.

“Unë e kuptoj që të humbisni shtëpinë apo objektet tuaja është jashtëzakonisht e vështirë, por mos e vini jetën në rrezik”, deklaroi Perry.

Ndërkohë, një zjarr i fuqishëm që ra në lindje të Teksasit vrau ditën e diel një 20-vjecare dhe fëmijën e saj para se të përhapej.

Teksas, zjarret shkrumbojnë mijëra hektarë

Zjarre masive te ushqyera nga ererat e fuqishme te stuhise tropikale Lee, kane shkrumbuar mijera hektare toke ne Teksas, duke shkaktuar deme te medha ne mbare zonen e duke detyruar me qindra vete te braktisin shtepite  e tyre.

Nje nene e re 20-vjecare dhe femija i saj humben jeten mes flakeve qe rrethuan befas ruloten ku jetonin, pa i lene rruge shpetimi. Sherifi i kontese Galdeëater, ku ndodhi ngjarja, rrefen se ne te gjithe jeten e tij, nuk ka pare zjarre te perhapen kaq shpejt sa keto.

6 shtepi u dogjen brenda pak minutash, sikur te ishin prej letre, shton ai. Zyrtaret vendas thone se i kane nxjerre ne terren te gjithe njerezit qe kane. Ne cdo vater zjarri jane derguar ekipe zjarrfikesish, por ata serish nuk mjaftojne dhe gjendja nuk po vihet nen kontroll. Ne fakt, fashitja e zjarreve mund te kerkoje e pakta disa dite.

Me te motin e thate dhe te nxehte ne zone, sipas specialisteve, ererat e Lee-se kane sherbyer si benzine per zjarret, ndersa shanset per reshje shiu ne keto momente, jane praktikisht zero.

Top Channel