Siri, 11 viktima në Homs

06/09/2011 03:50

Megjithë presionin ndërkombëtar, vazhdojnë viktimat në radhët e civilëve në Siri.

Të paktën 11 persona kanë gjetur vdekjen gjatë protestave të ditës së djeshme në qytetin verior të Homsit. Shtatë persona u vranë nga forcat e sigurisë ndërsa katër të tjerë, që ishin punonjës të kompanisë Syrian Petroleum Transport, u sulmuan nga persona të armatosur.

Aktivistët sirianë për të drejtat e njeriut, thonë se dhuna dhe vrasjet e forcave të sigurisë vazhdojnë në pjesën më të madhe të qyteteve që ngritën krye ndaj presidentit Basha al Asad, i cili nuk ka ndalur dhunën, edhe pse vendi ndodhet përballë një sërë sanksionesh ndërkombëtare, më të fundit miratuar javën e kaluar nga OKB.

Top Channel