Gjermani, frikë për sulme terroriste

06/09/2011 01:45

Pak para 10 vjetorit të sulmeve terroriste në Nju-Jork dhe Uashington Ministri i Brendshëm federal, Hans-Peter Friedrich ka paralajmëruar nga rreziku i terroristëve islamikë në Gjermani.

Në gazetën “Bild”, Friedrich tha se ka rreth 1.000 persona, që mund të quhen terroristë të mundshëm islamikë. Prej këtyre rreth 130 konsiderohen si veçanërisht të rrezikshëm. Për këtë arsye ata mbahen nën vëzhgim të vazhdueshëm nga ana e autoriteteve.

Ministri i Brendshëm Federal tha se rreziku më i madh vjen nga dora të veçanta dhe ata është e vështirë të zbulohen. Muslimanëve në Gjermani, ai u bëri thirrje që të bashkëpunojnë me autoritetet e sigurisë.

Top Channel