“Gadafi është në Libi”

06/09/2011 02:40

Muamar Gadafi është mirë dhe ndodhet në Libi. Kështu është deklaruar për një televizion sirian, zëdhënësi i kolonelit, Musa Ibrahim.

“Gadafi është në Libi, është mirë dhe me moral të lartë. Ndodhet në një vend ku nuk mund të kapet”, deklaroi Ibrahim duke shtuar se në Libi ndodhet edhe djali i kolonelit, Saif al Islam, që ndodhet gjithnjë në lëvizje për të mos rënë në duar, sic tha ai, të armikut.

Ndërkohë, në Sirte janë regjistruar luftime të ashpra mes forcave opozitare dhe besnikëve të Gadafit që vazhdojnë të mbrojnë qytetin e tij të lindjes. Raportohen se ndaj forcave rebele është qëlluar me armë të kalibrit të rëndë e artileri më të lehta.

Top Channel