Ukrainë, përleshje për Tymoshenko

05/09/2011 22:00

Përleshje të dhunshme janë verifikuar pasditen e sotme në qendër të Kievit, mes policisë dhe mbështetësve të ish-kryeministres Yulia Tymoshenko.

Përleshjet kanë ndodhur përpara gjykatës së qarkut të Pecerskut, ku po zhvillohet dhe procesi ndaj ish-zonjës së hekurt.

Tymoshenko akuzohet për abuzim me anë të pushtetit, në lidhje me kontratat e shumëpërfolura për furnizimin me gazin rus.

Mësohet se policia ukrainase ka arrestuar disa manifestues që po tentonin të vendosnin disa tenda në sheshin Khreshatik.

Ukrainë, 23 mijë firma për Tymoshenko

Mbi 23 mijë firma janë mbledhur nga mbështetësit e lideres së opozitës, Yulia Tymoshenko, për t’i kërkuar presidentit Viktor Yanukovich lirimin e saj.

Shefja e opozitës u arrestua më 5 gusht në sallën e gjyqit pasi sjellja e saj u konsiderua si fyese ndaj gjyqtarëve dhe dëshmitarëve.

SHBA kërkojnë lirimin e Tymoshenko

Uashingtoni ka kërkuar lirimin e ish-kryeministres ukrainase Yulia Tymoshenko, e arrestuar dje për sjellje negative ndaj gjykatësve dhe dëshmitarëve në procesin ndaj saj.

“Arrestimi ka shkaktuar shqetësim në mbarë botën lidhur me aplikimin e shtetit të së drejtës në Ukrainë dhe tregon se procesi është i motivuar politikisht”, ka deklaruar ambasada amerikane në Kiev.

Selia diplomatike amerikane në kryeqytetin ukrainas ka kërkuar që gjykata të rishqyrtojë vendimin për arrestimin e lideres së opozitës

Top Channel