Teksas, zjarret shkrumbojnë mijëra hektarë

05/09/2011 15:00

Zjarre masive te ushqyera nga ererat e fuqishme te stuhise tropikale
Lee, kane shkrumbuar mijera hektare toke ne Teksas, duke shkaktuar deme
te medha ne mbare zonen e duke detyruar me qindra vete te braktisin
shtepite  e tyre.

Nje nene e re 20-vjecare dhe femija i saj humben jeten mes flakeve qe rrethuan befas ruloten ku jetonin, pa i lene rruge shpetimi. Sherifi i kontese Galdeëater, ku ndodhi ngjarja, rrefen se ne te gjithe jeten e tij, nuk ka pare zjarre te perhapen kaq shpejt sa keto.

6 shtepi u dogjen brenda pak minutash, sikur te ishin prej letre, shton ai. Zyrtaret vendas thone se i kane nxjerre ne terren te gjithe njerezit qe kane. Ne cdo vater zjarri jane derguar ekipe zjarrfikesish, por ata serish nuk mjaftojne dhe gjendja nuk po vihet nen kontroll. Ne fakt, fashitja e zjarreve mund te kerkoje e pakta disa dite.

Me te motin e thate dhe te nxehte ne zone, sipas specialisteve, ererat e Lee-se kane sherbyer si benzine per zjarret, ndersa shanset per reshje shiu ne keto momente, jane praktikisht zero.

Sherbimi Kombetar Metereologjik i ka vendosur nen shenjen e kuqe te alarmit jugun, lindjen dhe zonat qendrore te Teksasit. Ne Corsicana, ne jug te Dallasit, flaket kane shkaterruar 8 ndertesa industriale dhe skuadrat e zjarrfikesve po luftojne per t’i mbajtur ato larg strukturave prej druri. Stuhia tropikale qe ne Teksas solli erera, por jo shi, pritet me reshje ne New Jersey, New York dhe Vermont, ku lumenjte jane tashme te fryre nga rebeshet e uraganit Irene.

Top Channel