Slloveni, nis gjyqi ndaj ish-kryeministrit

05/09/2011 15:50

Ka nisur në Slloveni gjykimi i ish-kryeministrit të këtij vendi dhe katër personave të tjerë, të akuzuar se kanë marrë rryshfet në këmbim të sigurimit të një kontrate me një kompani finlandeze armësh.

Janez Jansha dhe 4 personat e tjerë akuzohen se në vitin 2006 kanë marrë 2.85 milionë dollarë ryshfet për të ndihmuar kompaninë shtetërore të armëve në Finlandë, “Patria”, që të fitojë tenderin me vlerë 396 milionë dollarë.

Jansha vazhdimisht i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat. Ai u tha gazetarëve në Lubjanë se, “e tërë kjo është një farsë juridike”, ndërsa e vlerësoi padinë si të motivuar politikisht.

Ish-kryeministri slloven humbi pushtetin në vitin 2008, ndërsa aktualisht është udhëheqës i partisë më të fuqishme opozitare, Partia Demokratike Sllovene.

Top Channel