Paris, nis gjyqi ndaj Jacques Chirac

05/09/2011 16:35

Gjyqi ndaj ish-presidentit francez Jacques Chirac mbi akuzat për financim ilegal të partisë gjatë kohës që ka qenë kryetar i bashkisë së Parisit ka nisur pa praninë e tij.

Një raport mjekësor thotë se ai ka probleme me kujtesën dhe se nuk është në gjendje të ndjekë seancën.

Chirac, i cili i mohon të gjitha akuzat, i ka kërkuar gjykatës së Parisit që të pranojë avokatët e tij si përfaqësues.

Nëse shpallet fajtor, ai rrezikon të dënohet me 10 vjet burg. Ai është ish-presidenti i parë që përballet me një gjyq që prej Luftës së dytë Botërore.

Zoti Chirac, i cili ka qenë kryetar i bashkisë së Parisit nga viti 1977 në 1995, po përballet me dy padi, që kanë të bëjnë me marrjen e parave për partinë e tij në këmbim të vendeve të punës në bashki që nuk ekzistonin.

Padia e parë e akuzon atë për përvetësim dhe shkelje të rregullave që kanë të bëjnë me vendet “fantazma” të punës.

Ndërsa padia e dytë vjen pas një hetimi të vecantë në periferi të Parisit, Nanterr, dhe ka të bëjë me një konflikt ilegal interesi për 7 vende pune “fantazmë”.

Përvec periudhës së burgimit, zoti Chirac mund të përballet edhe me një gjobë prej 150 mijë eurosh nëse shpallet fajtor.

Top Channel