Durrës, shkatërrohen ndërtimet pa leje

05/09/2011 19:50

Inspektoriati ndërtimor në bashkinë e Durrësit nisi sot aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje që kanë nisur rishtaz.

Për shkak të mosfunksionimit të institucioneve vendore dhe qendrore gjatë fushatës dhe zgjedhjeve, në shumë zona të qytetit pati tentativa për të nisur ndërtime pa leje, kryesisht shtesa pallatesh.

Inspektorët e bashkisë kanë verifikuar dhjetra raste dhe sot në një nga lagjet e qytetit nisi shkatërrimi i ndërtimeve pa leje.


Gjobitet bashkia e Korcës

Bashkia e qytetit të Korcës është gjobitur për cmontimin e monumentit të Luftëtarit Kombëtar.

Drejtoria e Monumenteve të Kulturës ka penalizuar institucionin e bashkisë me 50 mijë lekë për shkak se ajo ka ndërhyrë në një prej objekteve në varësi të kësaj drejtorie.

Monumenti i Luftëtarit Kombëtar është cmontuar dhe magazinuar në një prej ambienteve të bashkisë së qytetit si pasojë e zbatimit të masterplanit për qendrën e Korcës.

Ky veprim, i panjoftuar më parë, që në krye të herës ka ngjallur reagimin e Drejtorisë së Monumenteve të Kulturës.

Monumenti i punuar nga Odise Paskali numëron plot 4 zhvendosje prej vitit 1932, kur është vendosur për herë të parë në qendër të qytetit.

Top Channel