Turqia padi Izraelit në GJND

04/09/2011 19:40

Turqia ka vendosur ta sfidojë bllokadën izraelite ndaj Gazës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Kjo është shenja më e fundit e përkeqësimit të  marrëdhënieve mes dy vendeve që prej sulmit të vitit të kaluar mbi flotiljen me ndihma për banorët e Gazës, si pasojë e të cilit humbën jetën 9 aktivistë turq.

Ministri i Jashtëm turk, Ahmet Davutoglu e bëri të qartë se Ankaraja nuk do ta pranojë rezultatin e raportit të OKB-së, që e konsideronte vërtet përdorimin e forcës të tepruar, por nga ana tjetër përligjte bllokadën si masë legjitime sigurie të Izraelit.

Komentet e Davutoglusë erdhën një ditë pasi Turqia dëboi ambasadorin izraelit dhe pezulloi bashkëpunimin ushtarak me shtetin hebre.

Zyrtarët izraelitë i cilësuan të cuditëshme veprimet e Turqisë. Izraeli t’ia nënshtrojë politikën e tij të jashtme kapriciove të të tjerëve, tha për CNN numri dy i diplomacisë izraelite, Danny Ayalon.

Mungesa e bashkëpunimit nuk na dëmton vetëm ne, ajo i dëmton dhe turqit dhe këtë do ta kuptojnë shumë shpejt, shtoi ai, duke përjashtuar njëkohësisht mundësinë e një konfrontimi me marinën turke.

Ndërsa konflikti mes dy vendeve thellohet, përpjekjet për ndërmjetësim po shtohen. Departameneti Amerikan i Shtetit i kërkoi të dy qeverive në fjale t’i japin fund grindjes mbi misionin e përgjakshëm.

Thirrje për sheshimin e mosmarrëveshjeve mbërrijnë edhe nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mon, i cili tha se Izraeli dhe Turqia janë shumë të rëndësishëm për rajonin dhe për procesin e paqes në Lindjen e Mesme dhe se duhet t’i përmirësojnë marrëdhëniet mes tyre.

Top Channel