Strauss Kahn kthehet në Francë

04/09/2011 08:45

Ish-shefi i FMN-së, Dominique Strauss Kahn ka mbërritur në Paris nga Shtetet e Bashkuara.

Kahn dhe bashkëshortja e tij Anne Sinclair u ulën në aeroportin Charles de Gaulle në orën 07:05, në bordin e një fluturimi të Air France.

Ata ndodheshin në Nju Jork që nga arrestimi i tij në muajin maj, pas akuzave për dhunë seksuale, të cilat u rrëzuan muajin e kaluar.

62-vjecari, që dikur shihej si kandidati kryesor për postin e presidentit në Francë, i ka mohuar vazhdimisht akuzat ndaj tij.

Zotit Strauss Kahn, i cili dha dorëheqjen nga drejtimi i FMN-së disa ditë pas arrestimit, iu kthye pasaporta e tij javën e kaluar.

Kamarierja e hotelit, Nafissatou Diallo, që akuzoi Strauss Kahn se tentoi ta dhunonte atë në dhomën e hotelit, e ka spostuar cështjen e saj në një gjykatë civile.

Telashet nuk kanë mbaruar

Por ende nuk dihet nëse kthimi në Francë do të rikthejë paqen në jetën e Strauss Kahn, pasi autoritetet franceze kanë ngritur akuza të reja ndaj tij.

Ato janë ngritur pas denoncimit të një gazetareje dhe shkrimtareje të njohur franceze, e cila e akuzon ish-kreun e FMN se ka tentuar ta dhunojë gjatë një interviste.

Top Channel