SHBA, tjetër stuhi tropikale

04/09/2011 18:45

Shtetet e Bashkuara ende nuk kanë mbaruar punë me stuhitë tropikale. Më e fundit prej tyre, Lee, u përplas mbi jugun e Luizianës me erëra të fuqishme dhe shira të dendur.

Mijëra vetë kanë mbetur pa energji elektrike që prej të shtunës, ndërsa 10 komuna shpallën gjendjen e emergjencës.

Prodhuesit e naftës dhe gazit në rajon ndërprenë punën pas paralajmerimeve për përmbytje të mundshme në Nju Orleans, Misisippi, Alabama si dhe disa pjesë të Luizianës.

Javën e kaluar, uragani “Irene”, i shndërruar në stuhi tropikale me t’iu afruar Nju Jorkut, mori 46 jetë njerëzish pas përplasjes mbi brigjet lindore të Shteteve të Bashkuara e la miliona vetë pa energji elektrike.

Top Channel