Skandal përgjimesh në qeverinë franceze

03/09/2011 01:35

Qeveria e presidentit francez, Nikolas Sarkozi ndodhet nën presion e akuzuar për aktivizimin e shërbimeve sekrete për të spiunuar gazetarët vendas.

Skandali mori udhë pas botimit në gazetën “Le Monde” të një shkrimi ku citohej një gjyqtar francez të ketë thënë se ekzistonin prova që tregonin se si shërbimet sekrete përgjuan një gazetar me synimin për të gjetur burimin e tij të informacionit.

“Le Monde” shkruan se gjyqtari zotëron provat e marra nga një kompani telefonike të cilës i ishte kërkuar nga agjentët e shërbimit sekret regjistrimi dhe përgjimi i të gjitha thirrjeve hyrëse dhe dalëse në celularin e një gazetari të gazetës më të madhe në Francë.

Bëhet fjalë për përgjimin e gazetarit të “Le Monde”, Gerard Davet, i lidhur me skandalin “Bettencourt” që ka të bëjë me dyshimet për financime të paligjshme për presidentin Sarkozi.

Top Channel