Shembet pallati katër katësh

03/09/2011 17:15

Një pallat katër katësh, i ndërtuar gjatë këtyre muajve të fushatës, në zonën e Kombinatit, nga pronarët e tokës, sot i është nënshtruar fadromave të policisë bashkiake.

Kreu i kësaj policie tha se edhe pse pronari ka ndërtuar në tokën e tij, ky objekt do të prishet pasi është pa leje ndërtimi.

“Ky banor ka ndërtuar këtë ndërtesë pa leje dhe ne kemi kryer proçedurën normale për ndërtimet pa leje. Ky person do të aplikojë sërish në Bashkinë e Tiranës, pranë KRT-së së Bashkisë, e cila për shumë vite nuk ka qenë mbledhur dhe kjo ka qenë edhe ana negative që ky banor ka ndërtuar pa leje. Ne jemi shprehur qartë se nuk do të lejojmë ndërtimet pa leje”, është shprehur Florenc Hoxha, drejtor i policisë bashkiake.

Bllokimi i KRT-së për një periudhë të gjatë kohë ka sjellë një ngërç të madh në dhënien e lejeve të ndërtimit në kryeqytet.

Bashkia e Tiranës, këtë fundjavë i ka kushtuar një vëmendje të veçantë edhe kontrrollit të ushqimeve shtazore dhe produkteve e nënprodukteve të qumështit që tregtohen në tregjet e Tiranës.

Top Channel