Gadafi, lidhje me CIA-n dhe shërbimet britanike

03/09/2011 17:45

Organizata Human Rights Ëatch dhe gazeta The Independent kanë zbuluar sekrete që cilat flasin për lidhjet e ngushta të shërbimeve sekrete mes regjimit të Gadafit dhe shërbimeve sekrete britanike dhe amerikane.

Sipas këtyre dosjeve, mësohet se këto shërbime ishin në një dialog të rregullt me homologët e tyre libian dhe në veçanti ish-shefin e shërbimit sekret libian, Musa Kusa dhe ish Ministrin e Jashtëm, që u arratis në Britani disa muaj më parë.

Dosjet janë gjetur në një zyrë private të ish shefit të shërbimit sekret libian, Musa Kusa. Një nga dosjet madje flet sesi britanikët kanë ndihmuar në hartimin e një fjalimi që do të mbante Gadafi.

Dosje të tjera flasin për takimin e Toni Blerit me Gadafin në 2004-n dhe sugjerimin e Douning Street për t’u takuar me të në një çadër.

Ndër dosjet e zbuluara mësohet se CIA, ka përdorur Libinë si bazë për programin e transferimit të të burgosurve që amerikanët besonin se ishin rrezik për sigurinë kombëtare.

Nuk ka sugjerime se Britania ishte e përfshirë në një proçes të tillë, por ka pretendime nga dokumentet sekrete se shërbimi sekret britanik MI6 i ka dhënë homologes së vetë libiane, informacione mbi disidentët e regjimit të Gadafit që jetonin në Britani në atë kohë.

Minisria e Jashtme britanike Forin Ofis ka deklaruar se nuk bën komente për çështje të karakterit sekret dhe ato të sigurisë kombëtare.

Ndërkohë, sipas Ministrisë Britanike të Mbrojtjes, ka shkuar në 900 numri i objektivave në Libi të goditura deri më tani nga avionët britanikë.

Top Channel