Chavez, duartrokitje pas lënies së spitalit

03/09/2011 18:55

Presidenti i Venezuelës, Hugo Chavez, ka lënë Spitalin Ushtarak ku në ditët e shkuara i është nënshtruar ciklit të tretë të kemioterapisë, nën duartrokitjet e qindra venezuelianëve që e prisnin jashtë ndërtesës.

“Nuk e di nëse do të jetë i nevojshëm një cikël i katër”, është shprehur Chavez për mediat.

I veshur me uniformë, Chavez ka kënduar këngë të ndryshme me turmën që e brohoriste dhe është shfaqur me humor të mirë.

“Çdo ditë ndihem më mirë, faleminderit Zotit”, është shprehur ai.

Venezuelë, të gjithë “qeros” për Chavez

Disa javë më parë qindra të rinj janë qethur zero për solidaritet me presidentin venezuelian, Hugo Chavez, që ka humbur flokët për shkak të kemioterapisë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë një ceremonie në grup në të cilën, përveç kreut të shtetit, ishin prezent edhe besimtarë katolikë dhe ungjillorë.

Në përfundim të ceremonisë, Chavez ka deklaruar se nuk ndihej më i sëmurë, por në kovaleshencë”.

Top Channel