ANEB: Lindja e Mesme të mos ketë armë bërthamore

03/09/2011 09:35

Agjensia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore njoftoi se është duke
planifikuar që më 21 deri më 22 të mbajë një konferencë në Vjenë me
qëllim të shndërrimit të Lindjes së Mesme në një zonë pa amrë
bërthamore.

Agjensia bëri të ditur se një letër e shefit të saj, Jukija Amano, që u është dërguar tashmë shteteve anëtare në Lindjen e Mesme “çoi në konsultime të cilat parashohin mbajtjen e një forumi brenda këtij viti”.

Tentimet e mëhershme për të organizuar një takim të këtij niveli kishin dështuar.

Edhe pse nuk e ka pranuar asnjëherë, Izraeli besohet se posedon armë bërthamore, ndërsa Irani dhe Siria janë akuzuar se janë në kërkim të armëve bërthamore.

Zonat pa armë bërthamore ekzistojnë tashme në disa pjesë të botës përfshirë Azinë Qendrore.

Top Channel