SHBA, qeveria padit bankat për hipotekat

02/09/2011 08:40

Shtetet e Bashkuara po planifikojnë të padisin një numër të madh bankash
për keqparaqitje të cilësisë së hipotekave të shitura gjatë problemeve
me banesat.

Lajmin e bën të ditur “New York Times”. Agjencia Federale e Financave do të dalë me qëndrimin se bankat duhet ta dinin se siguracionet nuk ishin të përfshira.

Bank of America, JPMorgan Chase dhe Goldman Sach janë mes institucioneve bankare që do të përballen me këtë aksion ligjor.

Sipas “NYT”, paditë mund të regjistrohen edhe më vonë gjatë ditës së sotme. Agjencia Federale e Financave, që mbikëqyr gjigandët e hipotekave si Fannie Mae dhe Freddie Mac, fajëson bankat se kanë dështuar në performimin adeguat të kontrolleve mbi cilësinë e siguracioneve të hipotekave që u kanë shitur sipërmarrësve para krizës financiare të vitit 2008.

Fannie Mae dhe Freddie Mac humbën mbi 30 miliardë dollarë, pjesërisht për shkak të marrëveshjeve, dhe u detyruan të kërkonin ndihmë nga qeveria për të dalë nga telashet.

Paditë vijnë pas thirrjeve që Agjencia u bëri bankave vitin e kaluar, shkruan “New York Times”. Gjithësesi, disa zyrtarë amerikanë druhen se kjo përplasje me bankat mund të dëmtojë rimëkëmbjen e brishtë të ekonomisë së Shteteve të Bashkuara.

Top Channel