Indi, Gandhi i ri të rinjve: Luftoni!

02/09/2011 16:05

Pacifisti Anna Hazare, në krye të një lëvizjeje anti-korrupsion në Indi, u ka bërë thirrje të rinjve indianë që “të luftojnë çdo padrejtësi”.

Ai ka deklaruar se ata duhet të jenë të gatshëm edhe të shkojnë në burg nëse është e nevojshme.

I quajtur nga disa si “Gandhi i ri”, ka rekuperuar forcat pas grevës së urisë që zgjati 12 ditë dhe ka folur për një turmë të madhe në fshatin e tij në shtetin e Maharashtra.

Në fjalimin e transmetuar drejpërdrejt në televizion ka kritikuar qeverinë për pengimin e protestës së tij.

Kush është Anna Hazare

Hazare (Kisan Baburao Hazare) është një aktivist social indian i cili përveç themelimit të lëvizjes antikorrupsion, ka kontribuar në zhvillimin dhe strukturimin e Ralegan Siddhi, një fshat në distriktin e Maharashtra.

Ai është vlerësuar me “Padma Bhushan”, vlerësimi i tretë më i lartë nga qeveria e Indisë, i dhënë në 1992 për përpjekjet e tij në kthimin e fshatit të tij në një model për të tjerët.

Top Channel