11 shtatori, flet mamaja e terroristit

02/09/2011 18:35

Aicha el-Wafi, mamaja e Zacarias Moussaoui, i dënuari i vetëm me burgim të përjetshëm në SHBA, në 2006, për sulmet e 11 shtatorit, pohon se nuk i ka kuptuar në kohë sinjalet e alarmit se djali im po bëhej një ekstremist islamik.

“Mendoj se rreziku është shumë afër kur një fëmijë që kthehet në shtëpi, të kthen kurrizin, nuk dëgjon prindërit dhe i ofendon ata se nuk janë myslimanë të mirë”, është shprehur ajo për CNN.

Gruaja, me origjinë marokiane, flet për djalin e saj të lindur në Francë, duke theksuar se ai e donte atë vend “por nuk ishte pranuar nga shoqëria”.

“E quanin arab i ndyrë dhe zezak i ndyrë dhe këto janë fjalë që e vrasin një të ri 16, 18, 19 vjeçar”, shton ajo.

El-Wafi thotë se e do më shumë se më parë djalin e saj dhe se është e bindur se Moussaoui, i konsideruar si kamikazi i njëzet i komandës që kreu sulmet më 11 shtator në SHBA, nuk ka lidhje me ato ngjarje.

Top Channel