Nëna braktis tre fëmijët e mitur

01/09/2011 15:00

Tre fëmijë të moshave gjashtë, katër dhe dy vjec, të cilët u gjenden
mesditën e së mërkurës në kryeqytet janë sistemuar në Qendrën Kombëtare
të Viktimave të Trafikuara në Linzë.

Policia tha se u ka gjetur nje banese te perkohshme ne kete qender shteterore deri ne momentin e sqarimit te rrethanave te braktisjes se tyre nga nena. Pasi i ka mbajtur ne ambientet e komisariatit numer kater ne Tirane, policia i ka zhvendosur ata ne Linze, ndersa nga verifikimet rezulton se e ema eshte larguar drejt Kosoves.

Dergimi tyre ne nje institucion te specializuar per femije i pengon firma e prinderve ne rastin se ata duan t’i braktisin.  Policia dyshon ne faktin se qellimi i se emes gjate udhetimit per ne Kosove, eshte perfshirja ne nje rrjet prostitucioni. Violeta Kala, e ema e tre femijeve ka kryer nje denim me pare per ushtrim te prostitucionit dhe pas burgut eshte transferuar ne zonen e Farmacise 10, ne Tirane ne nje banese me qira. Sipas deshmise se vajzes me te madhe, gjashte vjec, me ta per nje kohe te gjate ka banuar edhe i ati, i cili sipas dokumentacionit zyrtar ka marre persiper atesine e femijes se trete, djalit dy vjecar.

Policia ka shpresen e gjetjes se shtetases Violeta Kala, pas nje bashkepunimi me policine kosovare, e cila po kryen kerkimet ne disa hotele ne Prizren e Prishtine. Ndersa i ati i supozuar i femijeve nuk gjendet ende per te marre femijet edhe pse nuk rezulton ta kete kaluar kufirin shqiptar.

Femijet ishin lene perkohesisht 10 dite me pare tek nje shoqe e se emes, e cila me pas i kishte lene te tre femijet se bashku me rrobat e tyre ne afersi te komisariatit numer kater. Policia tha se kreu kontrolle edhe ne shtepine e marre me qira prej se emes se tre femijeve, por nuk gjeti aty asnje shenje qe mund te ishte banuar ne ditet e fundit.

Top Channel