Libi, BE: Prova për vrajse në masë

01/09/2011 15:30

Janë zbuluar në Libi provat për vrasjen në masë nga të dyja palët, ajo e kryengritësve dhe ajo e njerëzve të Gadafit.

Për këtë Komisioni Evropian ka vendosur ndër prioritetet humanitare, mbrojtjen e popullsisë civile dhe të ish luftëtarëve.

Ndërkohë Këshilli Kombëtar i Tranzicionit ka shtyrë me një javë ultimatumin e dorwzimit tw Sirtes, qyteti i lindjes së Gadafit. Afati i fundit është më 10 shtator.

BE heq sanksionet ndaj porteve, bankave dhe naftës

Këshilli i BE-së ka vendosur të heq sanksionet që bllokonin aktivitetet e 28 shoqërive libiane. Vendimi do të publikohet dhe do të bëhet efektiv nesër.

Sanksionet kishin të bënin me gjashtë porte dhe një seri kompanisë së naftës dhe bankave.

“Objektivi ynë është ai i furnizimit të të burimeve për qeverinë e përkohshme dhe popullin e Libisë si dhe të ndihmojmë ekonominë që të rimarrë financimet e veta”, ka deklaruar në një deklaratë për mediat përfaqësuesja për politikën e Jashtme të BE-së, Catherine Ashton.

Top Channel