Japoni, super stërvitje anti tërmetit

01/09/2011 18:55

Një super stërvitje anti tërmet me më shumë se 500 mijë persona, në 35 prefektura, për të përgatitur reagimin ndaj një “big one”-i të mundshëm.

Japonia është kthyer sot për të veshur tutat e emergjencës dhe helmetat, ato të tërmetit/cunamit të 11 marsit, pas së cilës vijoi edhe kriza bërthamore e Fukushimës.

Aktiviteti është kryer me rastin e provës vjetore anti-katastrofë që zhvillohet më 1 shtator për të kujtuar Tërmetin e Madh të Kantos, që vrau 88 vjet më parë rreth 100 mijë persona.

Top Channel