Gadafi: Shkatërroni vendin

01/09/2011 16:45

“Shkatërroni Libinë!”. Kështu është shprehur Muammar Gheddafi në një mesazh audio të shpërndarë në kanalin “Al Arabiya” duke nxitur fiset libiane për luftë.

“Vazhdoni të luftoni edhe nëse nuk luftoni zërin tim. Fiset e Bani Walid dhe Sirte janë të armatosura dhe është e pamundur t’i nënshtrosh”, ka deklaruar Koloneli.

I plotë mesazhi do të transmetohet nga televizioni “al Rai”, me bazë në Damask, siç bën të ditur kanali satelitor “Al Arabiya”.

Gadafi sulmon NATO: Solli luftën civile

Ish-lideri i Libisë, Muamar Gadafi nëpërmjet një mesazhi të dytë zanor të shpërndarë vetëm pak orë pas të parit, ka akuzuar NATO-n dhe vendet perëndimore se sollën luftën civile në Libi.

“Duan thjesht të pushtojnë Libinë dhe të shfrytëzojnë pasuritë tona natyrore. Komuniteti ndërkombëtar coi Libinë në një luftë civile. I bëj thirrje Kombeve të Bashkuara dhe NATO-s të ndalin bombardimet mbi tokën libiane”, thuhet në mesazhin zanor të kolonelit.

Ndërkohë, NATO do të vazhdojë bombardimet mbi Libi deri në shuarjen e rezistencës së fundit të forcave besnike të Gadafit. Kështu siguroi Sekretarja e Shtetit, Hilari Klinton dhe presidenti francez, Nikolas Sarkozi.

Algjeria: Nuk e kemi menduar pritjen e Kolonelit

“Libia nuk ka menduar kurrë të presë Muamar Gadafin”. Kështu është shprehur ministri i Jashtëm algjerian, Mourad Medelci.

“Nuk është marrë në konsideratë hipoteza që Gadafi mund të trokasë në derën tonë”, ka përgënjeshtruar ministri, duke folur për radion “Europe 1”.

Ban ki Moon: Shumë shpejt misioni i OKB-së

“Kam ndërmend të punoj ngushtë me Këshillin e Sigurimit për t’i dhënë mandat një misioni të OKB-së, në Libi, që duhet të fillojë operacionet e veta në kohën më të shkurtër të mundshme”.

Kështu është shprehur sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon, duke folur në konferencë për të ardhmen e Libisë që po zhvillohet në Paris.
 

Top Channel