Dick Cheney: Pas 11 shtatorit shpëtuam SHBA-të

01/09/2011 17:55

“Shumë prej zgjedhjeve kontroverse të marra pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 kanë funksionuar dhe i kanë mbajtur SHBA-të të sigurta gjatë viteve të presidencës së George W. Bush”.

Kështu është shprehur ish zëvendëspresidenti amerikan Dick Cheney duke mbrojtur tetë vitet e kaluara në Shtëpinë e Bardhë në krahë të presidentit të 43-të të SHBA-ve.

Bush, sipas tij, “pati aftësinë të ushtronte lidershipin e nevojshëm në momentin kur duhej”.

Në një intervistë për faqen “Politico”, Cheney kujton se pas sulmeve të 11 shtatorit “kërcënimi më serioz që u përballëm ishte mundësia se mund të kishte terroristë me armë të shkatërrimit në masë”.

“Ishte e nevojshme që të arrihej të parandalohej çdo sulm i këtij lloji kundër SHBA-ve”, ka theksuar Chaney.

Top Channel