Peshkopia 50 ditë pa ujë

31/08/2011 12:30

Plot 50 ditë qyteti Peshkopise vuan mungesën e ujit të pijshëm. Mungesa
vjen prej një mosmarrëveshje që ka lindur me banorët e Kalasë së Dodës,
ku janë burimet.

Por pavarësisht arsyeve, situata në këtë qytet është shume e rende. I gjithe sezoni veror po kalon me kete problem te mprehte.

Banoret furnizohen vetem ne kete menyre duke mbushur uje shume kilometra larg, katet e larta nderkohe nuk kane uje asnje minute.

Problem ne kete qytet jane edhe ndertimet pa leje. Edhe pse nuk ndryshoi administrata e pushtetit lokal ne zgjedhje persona te ndryshem nuk kane aspak frike te ndertojne edhe ne zona te tilla si oborret e shkollave.

Tiranë, Ujësjellësi: Ndërprerje në disa zona

Ujësjellësi i Tiranës njoftoi ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona për shkak se po vihet në punë rrjeti i ri shpërndarës “Sauk-Partitar”.

përfaqësues të Ujësjellësit thonë se ndërprerje do të ketë deri në orën 20.00 të mbremjes së sotme në zonën e Saukut, “Vëllezërve Kondi”, në zonën e Sanatoriumit e Pallatit të Brigadave.

 

Top Channel