Minatorët rinisin protestën

31/08/2011 11:10

Minatorët në Bulqizë rinisën protestën e tyre, duke kërkuar që ACR të nënshkruajë marrëveshjen me sindikatën.

Minatorët nuk heqin dorë nga kërkesat e tyre për rritje page dhe përmirësim të kushteve të punës.

Minatorët janë grumbulluar perballe hyrjes se minieres, ku Keshilli Sindikal ka bere te ditur vendimin e tij per vijimin e protestes deri diten e hene, kur nis edhe sesioni ri parlamentar.

Sindikalistet kane kerkuar qe kuvendi ne seancen e pare te diskutoje per situaten ne Bulqize dhe per kerkesat e minatoreve.

“Ne kishim feste dhe nuk kishte perse nje zonje e nderuar te abuzoje me festen e Bajramit, duke ofruar nje dreke per minatoret me qellim qe ata te thyejne greven dhe te nenshtrohen. Njezeri minatoret i quajne keto deklarata kolonialiste dhe skllaveruese”, tha kreu i sindikates, Kole Nikolla.

Keshilli sindikal deklaron se nese nuk ka do të ketë nje reagim pozitiv nga Kuvendi ndaj kërkesave të tyre, atëherë ata do të nisin grevën e urisë.

Skatsche-Depisch: Punetoret te kthehen ne pune

Presidentja e kompanisë ACR, Rohtraut Skatsche-Depisch uroi një ditë më parë përmes një letre të hapur minatorët festën e Fitër Bajramit, ndërsa shprehu besimin se situata e vështirë do të kalohet mes bisedimeve.

“Për shkak të disa personave kushtet për minatorët janë përkeqësuar”, tha presidentja, e cila u bëri thirrje minatorëve që të rikthehen në punë.

Presidentja e kompanisë thekson në letër se ACR ka miratuar kërkesën e minatorëve për rritje të pagës në masën 20 përqind, ndërsa premtoi përmirësimin e kushteve të punës.

Pas publikimit të letrës së hapur, reagoi edhe kreu i Konfederatës së Sindikatave, Kolë Nikolla, i cili e konsideroi këtë mesazh për festën e Bajramit,thjesht si formalitet.

“ACR të nënshkruajë marrëveshje me sindikatën në mënyrë ligjore. Nënshkrimi i marrëveshjes me ACR-në në mënyrë ligjore do të ishte urimi më i mirë për minatorët”, tha Nikolla, duke theksuar se protesta do të marrë fund.

“Miniera rrezikon të mbyllet”

Prej një muaji i gjithë qyteti i Bulqizës është përfshirë nga greva e urisë dhe protestat të cilat herë pas here kanë qenë edhe të dhunshme.

Minatorët, por edhe familjaret e tyre, kërkojnë paga më të larta, por edhe investime nga kompania ACR në mënyrë që të jenë më të sigurt dhe të kenë më shumë kushte teknike.

Inxhinieri Jorgo Kola, i cili ka kaluar mbi 30 vite të jetës së tij në këtë minierë, ai e mbështet grevën e ligjshme të minatorëve, por ai thekson se në themel të saj duhet të jetë kërkesa për hapjen e katër niveleve të tjera në minierë nga kompania ACR. Inxhinier Kola thotë se kromi që ndodhet në nivelin e 16 do të zgjasë punën e 700 minatorëve edhe një vit, ndërkaq ACR, duhet të kishte nisur punën për hapjen e nivelit të 17, 18, 19 dhe 20, kohë më parë.

Top Channel