Kubë, arrestohen 29 disidentë

31/08/2011 03:15

Aktivistë të të drejtave të njeriut dhanë alarmin se autoritetet komuniste në Kubë kanë rinisur fushatën e arrestimeve të kundërshtarëve politikë.

Të paktën 29 persona, të cilësuar si disidentë, janë arrestuar vetëm në pesë javët e fundit në Santiago de Cuba, rreth 900 kilometra në lindje të Havanës.

Në muajt e parë të këtij viti, vendi komunist liroi një sërë të burgosurish politikë, pjesa më e madhe e të cilëve u strehuan në Spanjë. Por dora e hekurt, duket se është kthyer sërish, dhe ato pak hapa të hedhura drejt liberalizimit mbeten vetëm në fushën ekonomike.

Top Channel