KS zhbllokon fondin për Libinë

31/08/2011 03:55

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara zhbllokoi 1.6 miliard dollarë për Libinë.

Paratë mbaheshin të bllokuara nga Britania e Madhe në zbatim të sanksioneve të vendosura nga KS ndaj regjimit të Gadafit.

Fondet do të përdoren kryesisht për ndihma humanitare, sidomos në Tripoli, ku situate përkeqësohet cdo ditë.

Ndërkohë, Këshilli Kombëtar i Tranzicionit njoftoi se nuk do të pranojë, aq më pak të thërrasë forcat paqeruajtëse, apo vëzhgues ndërkombëtarë.

Top Channel