DASH: Siria zotëron armë kimike

31/08/2011 01:05

Departamenti amerikan i Shtetit dha alarmin se Siria zotëron një arsenal armësh kimike.

“Prej kohësh i kërkojmë qeverisë siriane të braktisë arsenalin luftarak të shkatërrimit në masë. Por jemi të bindur se Damasku vazhon të zotërojë ende të tilla armë”, deklaroi një zëdhënës i DASH para mediave.

Shtetet e Bashkuara besojnë se Siria zotëron disa lloje armësh kimike, por dominuese janë ato të gazit nervor, armë të përdorura edhe nga Sadam Husein gjatë konfliktit në Kuvajt dhe që janë të ndaluara nga ligjet ndërkombëtare.

Top Channel