Atentate në Çeçeni, 7 të vdekur

31/08/2011 08:40

Shtatë të vdekur dhe 18 të plagosur, mes të cilëve shumë policë, është bilanci i dy sulmeve kamikaze në Grozni, kryeqytetin e Çeçenisë.

Shpërthimi i parë ndodhi kur disa policë ndaluan një person për t’i kontrolluar dokumentat dhe 2 agjentë mbetën të plagosur.

Atentati i dytë ndodhi në të njëjtin vend, në kohën ku në zonë ishin mbledhur policë të tjerë dhe kureshtarë.

Top Channel