Armë franceze në duart e tuaregëve

31/08/2011 02:40

Në duart e popullsisë Tuareg në Mali, kanë rënë armë franceze të destinuara për rebelët libianë.

Sipas mediave franceze, armët janë vënë nën kontroll nga luftëtarët tuareg që mbrojtën deri para pak ditësh Muamar Gadafin. Besohet se ato janë marrë nga zonat e hedhura me parashutë prej ushtrisë franceze në ndihmë të rebelëve.

Nuk dihet modeli i armëve apo sasi e rëndë në duart e tuaregëve.

Në fund të muajit qershor, Franca pranoi se kishte hedhur me parashutë armë për rebelët në lindje të Libisë, kryesisht në qytetet Djebel dhe Nefusa.

Top Channel