Urimet për festën e Fitër Bajramit

30/08/2011 13:20

Autoritetet me te larta ne vend kane zhvilluar vizita ne seline e
Komunitetit Mylsiman në Tiranë për të uruar festen Bajramit të Madh.

Sikurse edhe në vitet e shkuara vizitat e politikaneve janë planifikuar në atë mënyrë që ato të mos ishin të njëkohshme mes liderve të djathte dhe kryetarit të opozites.

Topi: Më shumë tolerancë e butësi

Presidenti i vendit Bamir Topi uroi të gjithë besimtarët për festën e Fitër Bajramit, ndërsa u shpreh se klasa politike shqiptare duhet të tregojë më shumë tolerancë dhe butësi në deklaratat publike.

“Dita e Bajramit është një ditë e bekuar. Sipas filozofisë së profetit Muhamed, kjo është dita ku njerëzit duhet të tregojnë më shumë tolerancëe mirëkuptim dhe sipas kësaj doktrine, e gjithë shoqëria duhet të jetë në ato kushte që të japë më shumë mirëkuptim. Kjo duhet të vlejë më shumë për ata që kanë fatet e vendit në dorë, pasi deklaratat e tyre amplifikojnë shoqërinë”, tha Topi.

Kreu i vendit theksoi se sot është dita që të mendojmë për njerëzit që kanë më shumë nevojë për vëmendje dhe solidaritet. “Vetëm në ketë mënyrë Shqipëria mund të shkojë më e sigurt drejt familjes së madhe evropiane”, tha Topi për mediat, pas vizitës së rastit në selinë e Komunitetit Mysliman.

Berisha: Nderim për udhëheqësit shpirtërorë

Kreu i qeverisë Sali Berisha uroi të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë për festën e Fitër Bajramit.

Pas një vizite në selinë e Komunitetit Mysliman në Tiranë, Berisha shprehu nderimin më të thellë për të gjithë udhëheqësit shpirtërorë të kombit shqiptar, udhëheqësit e të gjitha besimeve për kontributin e tyretë jashtëzakonshëm.

Kreu i qeverisë nuk pranoi të japë komente të tjera rreth zhvillimeve tëfundit, duke theksuar se sot është ditë  urimesh për festën fetare.

Topalli: Gezuar Fiter Bajramin

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli uroi sot të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit.

Topalli u shpreh se pas një muaji sakrificë të Ramazanit, shpërblimi më i mirë për të gjithë është gëzimi me familjen dhe paqja.

Drejtuesja e kuvendit e dha mesazhin e urimit pas vizitës që bëri në selinë e Komunitetit Mylsiman.

Lideri i opozites Edi Rama pasi eshte takuar me kreret e komunitetit mysliman dhe ka uruar thjesht se bashku me bashkeshorten.

Kryebashkiaku Lulzim Basha ka uruar ne menyre koncize. “Ju uroj sa më shumë paqe, mirësi dhe bashkëpunim në familje e komunitet per te gjithe ne qytet Tirane dhe mbare vendin”, tha Basha.

Top Channel