Straus Kahn viziton FMN-në

30/08/2011 03:30

Ish-kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Domenique Straus Kahn kreu një “vizitë” tek zyrat qendrore të institucionit që deri para pak muajsh drejtonte.

Nëpërmjet një e-maili punonjësit e FMN-së ishin njoftuar më parë për vizitën e tij, që ishte personale dhe me qëllim përshëndetës për ish-vartësit e Kahn.

“Jam këtu për t’u kërkuar falje të gjithë atyre që janë ndjerë keq nga gjithë kjo ndodhi. Ishte një gabim i imi dhe më vjen keq për pasojat negative që pati tek institucioni”, mësohet të ketë thënë Stros Kahn gjatë takimeve me punonjësit e FMN-së.

Straus Kahn u takua edhe pasuesin e tij në postin numër një të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde.

Straus Khan dha dorëheqjen pas akuzave për ngacmim seksual ngritur nga një kamariere në një hotel të Nju Jorkut. Prokurorët tërhoqën akuzat pasi u shprehën se nuk ishin të bindur në fajësinë e tij.

Top Channel