Libi, rebelët: Të paktën 50 mijë të vdekur

30/08/2011 21:40

“Të paktën 50 mijë persona kanë mbetur të vrarë që prej fillimit të revolucionit në Libi, gjashtë muaj më parë”.

Kështu është shprehur një koamandat ushtarak i kryengritësve, koloneli Hisham Buhagiar.

“Vetëm në Misurata e Zlitan kanë humbur jetën 15-17 mijë. Ne kemi liruar rreth 28 mijë të burgosur. Mendojmë se të gjithë të zhdukurit kanë humbur jetën”, shtoi ai.

Top Channel