Libi, CNT: Pranë betejës finale

30/08/2011 17:00

Beteja për të liruar përfundimisht Libinë nga Gadafi mund të jetë afër.

“Sulmi final do të zhvillohet së shpejti”, është shprehur kreu ushtarak i kryengritësve, koloneli Ahmed Omar Bani.

“Ora zero po afrohet, deri tani nuk është arritur asnjë marrëveshje paqësore e lealistëve në Sirte – ka shtuar ai. – Të gjithë duhet ta dinë se jemi gati për betejën e fundit”.

Top Channel