“Irene”, regjistrohet viktima e parë në Kanada

30/08/2011 22:25

Pasi mori jetën e mbi 40 personave në Shtetet e Bashkuara, uragani “Irene” regjistron viktimën e parë në Kanada.

Sipas autoriteteve kanadeze, personi që ka humbur jetën si pasojë e stuhisë që ka përfshirë Kebekun është një i moshuar. Numri i viktimave mund të rritet ditët në vijim pasi autoritetet thonë se janë raportuar disa të zhdukur.

Ndërkohë, mbi 30 mijë persona vuajnë mungesën e energjisë elektrike, 9 mijë prej të cilëve në Brunsuik dhe 25 mijë të tjerë në Kebek.

Në zonat ku pritet të kalojë stuhia, e cila ka humbur mjaft nga forca e saj shkatërrimtare që goditi brigjet lindore të Shteteve të Bashkuara, autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të përgatiten dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme.

Top Channel