Chavez: Nuk kam më kancer

30/08/2011 19:10

“Kanceri ka ikur”. Kështu është shprehur presidenti Hugo Chavez në një telefonatë të bërë dje në mbrëmje në kanalin televiziv shtetëror.

“Falenderoj fëmijët, gratë dhe burrat e mbledhur përpara spitalit ushtarak ku është shtruar prej të shtunës për një cikël të tretë të kemioterapisë”, siç bën të ditur sot Agjencia Venezueliane e Lajmeve.

“Me ndihmën e Zotit dhe Virgjëreshës, Shenjtorëve dhe dashurisë së popullit, nuk do të kthehet më”, ka shtuar kreu i shtetit.

Top Channel