Besimtarët shqiptarë festojnë Bajramin

30/08/2011 08:40

Besimtarët myslimanë në të gjithë vendin kanë nisur të festojnë që në orët e para të ditës së sotme ditën e shenjtë të Bajramit.

Shumë prej tyre e kanë festuar me familjen në shtëpitë e tyre, ndërsa të tjerë duke u falur pranë xhamive të qyteteve të ndryshme.

Në Tiranë, besimtarët myslimanë janë lutur edhe në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku kanë festuar nën tingujt e muzikës popullore.

Festime nëpër qytete

Ne të gjitha xhamitë e vendit, besimtaret myslimanë shqiptare kane ndjekur ceremonitë fetare për ditën e shënuar të kalendarit islamik, festen e Fiter Bajramit.

Besimtaret ne oret e para te dites jane grumbulluar prane xhamive dhe ne sheshet qendrore te qyteteve te medha dhe kane kryer faljen per diten e Bajramit si dhe kane degjuar kleriket muslimane ne fjalen e tyre.

Ne Durres, Kavaje, Elbasan, Shkoder, Vlore, Korce, Gjirokaster, Berat e shume qytete te tjera te vendit sheshet qendrore jane mbushur nga besimtaret myslimane. Ata kane kryer rritin e faljes se namazit nje detyrim per cdo mysliman.

Topi: Më shumë tolerancë e butësi

Presidenti i vendit Bamir Topi uroi të gjithë besimtarët për festën e
Fitër Bajramit, ndërsa u shpreh se klasa politike shqiptare duhet të
tregojë më shumë tolerancë dhe butësi në deklaratat publike.

“Dita e Bajramit është një ditë e bekuar. Sipas filozofisë së profetit
Muhamed, kjo është dita ku njerëzit duhet të tregojnë më shumë tolerancë
e mirëkuptim dhe sipas kësaj doktrine, e gjithë shoqëria duhet të jetë
në ato kushte që të japë më shumë mirëkuptim. Kjo duhet të vlejë më
shumë për ata që kanë fatet e vendit në dorë, pasi deklaratat e tyre
amplifikojnë shoqërinë”, tha Topi.

Kreu i vendit theksoi se sot është dita që të mendojmë për njerëzit që
kanë më shumë nevojë për vëmendje dhe solidaritet. “Vetëm në ketë mënyrë Shqipëria mund të shkojë më e sigurt drejt familjes së madhe
evropiane”, tha Topi për mediat, pas vizitës së rastit në selinë e
Komunitetit Mysliman.

Berisha: Nderim për udhëheqësit shpirtërorë

Kreu i qeverisë Sali Berisha uroi të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë për festën e Fitër Bajramit.

Pas një vizite në selinë e Komunitetit Mysliman në Tiranë, Berisha
shprehu nderimin më të thellë për të gjithë udhëheqësit shpirtërorë të
kombit shqiptar, udhëheqësit e të gjitha besimeve për kontributin e tyre
të jashtëzakonshëm.

Kreu i qeverisë nuk pranoi të japë komente të tjera rreth zhvillimeve të
fundit, duke theksuar se sot është ditë  urimesh për festën fetare.

Topalli: Gezuar Fiter Bajramin

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli uroi sot të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit.

Topalli u shpreh se pas një muaji sakrificë të Ramazanit, shpërblimi më i mirë për të gjithë është gëzimi me familjen dhe paqja.

Drejtuesja e kuvendit e dha mesazhin e urimit pas vizitës që bëri në selinë e Komunitetit Mysliman.


Kryebashkiaku, dhurata për festën

Kryetari i bashkise së Tiranes Lulzim Basha, e ka kaluar mesditën e Bajramit të Madh, pranë fëmijëve të fshatit SOS, të cilëve u ka dhënë jo vetëm përkrahjen e tij, por edhe paketa me ushqimet baze.

Me pas kreu i bashkise ka vizituar te moshuarit, por edhe te rinjte qe qendrojne prane qendres komunitare ne Kombinat. Gjendja ekonomike e ketyre personave eshte shume e rende, ndaj kreu i bashkise eshte zotuar se do te mbaje te gjitha premtimet elektorale te dhena gjate fushates.
 

Falja e të burgosurve


Ne oren 6.30 minuta disa nga te paraburgosurit e 313 ne Tirane lane qelite per t’u grumbulluar ne fushen e futbollit, ku u falen sipas orarit fiks te te gjitha xhamive per Fiter Bajramin. 

Ky institucion per te respektuar besimin fetar te 32 burrave dhe 12
grave qe ndodhen, si te paraburgosur ketu dhe qe kane agjeruar per nje
muaj rresht ka thirrur gjithashtu edhe nje teolog, i cili mbajti ritin e
faljes se namazit te festes se Bajramit te Madh.

I arrestuar ne kohen qe ishte me agjerim si i dyshuar per korrupsion i
eshte bashkuar ritit te faljes edhe ish-drejtori i Qendres Sportive
“Qemal Stafa”, Gazmend Sollaku. Kurse mes atyre qe  u be i disati vit qe
agjerojne dhe falen nuk mungojne te akuzuar prej kohesh dhe ende ne
gjykim emra si Lulzim Berisha apo Bujar Gashit ose te tjere nen gjykim
per trafik droge vjedhje.

Qe te gjithe jane pergjunjur para Zotit sikurse edhe nje punonjes i burgjeve qe falet se bashku me te tjeret.

Per keta te paraburgosur mungesa e ritit tjeter sic jane vizitat neper
shtepite e besimtareve zevendesohet me shtrengim duarsh dhe urime per
njeri-tjetrin.

Ne fund institucioni i 313-es shtroi per besimtaret dreken e Bajramit te
Madh ashtu sic bejne jashte ketyre mureve te gjithe besimtaret.
Zyrtarisht Drejtoria e Burgjeve raporton se ne te gjitha burgjet kane
mbajtur Ramazan 512 persona, ku numrin me te madh te besimtareve e
kryeson burgu i sigurise se larte ne Peqin me 130 persona te denuar te
formes se prere.

Klinton uron shqiptarët për Fitër Bajramin

Myslimanët shqiptarë marrin një urim edhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit, e posaçërisht nga sekretarja Hillari Klinton. Në një telegram për zv.kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm Edmond Haxhinasto, ajo u shpreh urimet të gjithë qytetarëve shqiptarë të besimit mysliman në kuadër të përfundimit të muajit të Ramazanit.

“Ky është një rast për të festuar, ku myslimanët bashkohen për të reflektuar vlerat e rëndësishme të familjes, bamirësisë dhe komunitetit”, shprehet Klinton në mesazhin e saj, cituar nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë. Po sipas të njëjtit telegram, sekretarja amerikane e Shtetit ka vlerësuar “punën e madhe të myslimanëve në çdo cep të globit, përfshi brezin e ri, të cilët janë të përkushtuar për të forcuar komunitetet ku ata jetojnë përmes arsimit, biznesit dhe zhvillimit”.

Me përgjithësimin e bërë në paragrafin e fundit, drejtuesja e diplomacisë amerikane ka nënvizuar kështu një vëmendje specifike për festat e komunitetit mysliman në Shqipëri, vend që megjithëse zyrtarisht dominohet prej tij, përcjell ndjenja miqësie ndaj SHBA-së. E njëjta gjë vlen edhe për Kosovën, e cila ia detyron ekzistencën pikërisht Perëndimit dhe SHBA-së.

 
Urime edhe nga kreu i Këshillit Papnor

Një
urim i vecantë për besimtarët mysliman me rastin e Bajramit ka ardhur
nga kryetari i Këshillit Papnor për dialogun ndërfetar, Xhan Luis
Kardinal Toro. Në mesazhin e tij kardinali Turan ka theksuar rëndësinë e
besimit në Zot dhe transmetimin e vlerave njerëzore dhe morale brezave
të reja.

Kardinali Toro ka theksuar gjithshtu se ka ardhur koha
që besimtarët e krishterë dhe ata myslimane duhet t’i dënojnë
paragjykimet polemikat dhe diskriminimet ndaj besimtarëve në jetën
shoqërore e politike.
 

Top Channel