“Irene”, shtohet bilanci i viktimave, 46 të vdekur

30/08/2011 21:20

Shtohet nga ora në orë numri i viktimave të uraganit “Irene”, teksa disa shtete të Bregut Lindor janë të përmbytura.

Bilanci i viktimave, sipas raportimeve të faqes online të “Wall Street Journal”, është rritur në 46 në 11 shtetet e goditura nga uragani, por shumë janë ende të humbur.

Vetëm në shtetin e Nju Jorkut dhe Nju Xhersit janë më shumë se 1.5 milionë persona pa energji.

Ndërkohë Vermonti është duke u përballur me përmbytjen më të madhe të historisë së tij.

Top Channel