Siri, forcat siriane rrethojnë Rastanin

29/08/2011 12:35

Aktivistët thonë se forcat siriane të sigurisë janë vendosur përreth
qytetit Rastan, i cili ka qenë vend i protestave të forta kundër
regjimit të presidentit Bashar al-Asad.

Të njëjtat burime flasin për të shtëna me armë zjarri dhe për largim masiv të banorëve.Mbi 2,200 civilë besohet të jenë vrarë që nga shpërthimi i protestave anti-qeveritare.

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara kanë kërkuar nga Asadi të largohet.

Truqia, një nga aleatët më të afërt të Sirisë, ka paralajmëruar presidentin e këtij vendi se mund të përballet me fatin e homologëve në Tunizi, Egjipt dhe Libisë.

Top Channel