Ringjallet gripi i shpendëve

29/08/2011 17:10

Gripi i zogjve po tregon shenja të një rilindjeje, ndërkohë që një mutacion, në gjendje të nxjerrë jashtë loje vaksinat, mund të jetë duke u përhapur në Azi.

Paralajmërimi është bërë nga Kombet e Bashkuara. Varianti i ri i shfaqur në Vietnam dhe Kinë dhe rreziku që ai përbën për njeriun nuk mund të parashikohet, deklarojnë autoritetet mjekësore.

Virusi që po qarkullon në Vietnam kërcënon Tajlandën, Malajzinë dhe Kamboxhian, ku tetë persona kanë vdekur këtë vit pasi janë infektuar.

Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaron se gripi i shpendëve ka vrarë 331 persona që prej vitit 2003.

Ai ka vrarë gjithashtu, ose ka shkaktuar dëmtimin e shëndetit të 400 milionë shpendëve shtëpiakë, duke shkaktuar një dëm prej 20 miliardë dollarësh.

Virusi është asgjesuar në pjesën më të madhe të 63 vendeve të infektuara në 2006-ën, kur u verifikuan 4 mijë raste në të gjithë globin, por ai mbetet endemik në Bangladesh, Kinë, Egjipt, Indi, Indonezi dhe Vietnam.

Top Channel