Libi, rebelët: Jo negociatave me Gadafin

29/08/2011 12:00

Rebelet ne Libi perjashtojne kategorikisht mundesine e negociatave me
Muamar Gadafin. Ali Tarhouni, pergjegjes per financiat dhe naften prane
keshillit kombetar te tranzicionit, hodhi poshte pretendimet e
zedhenesit te regjimit, Mussa Ibrahim, i cili i telefonoi agjensise se
lajmeve Associated Press per te rrefyer se koloneli ndodhet akoma ne
Libi dhe se ka ndermend te diskutoje me kryengritesit formimin e nje
qeverie te re.

Me Gadafin nuk ka asnje lloj negociate, deklaroi Tarhuni. Nese deshiron te dorezohet, atehere po, mund te bisedojme.

Nderkohe, të mbijetuarit dhe grupet e të drejtave të njeriut thonë se forcat besniket te Gadafit mund te kene kryer krime lufte ndërkohë që kryengritësit hynë në kryeqytet javën e kaluar, duke vrarë shumë të ndaluar e duke ekzekutuar arbitrarisht dhjetra civilë. Human Rights ëatch flet per me shume se 110 trupa të gjetur në katër zona të Tripolit, shumë prej të cilëve mund te jete ekzekutuar gjate kohes qe ishin nen arrest. Në një magazinë metalike në një kompleks që deri javën e kaluar mbahej nga brigada elite Khamis u gjetën rreth 50 trupa të djegur.

8 te tjere ishin jashte magazinës, një pjese me duart te lidhura pas shpine. Një i mbijetuar rrefeu se kur forcat kryengritëse iu afruan kryeqytetit, ushtarët besnikë të Gadafit rrethuan 140 vete e nisen te hapin zjarr mbi ta.

“Ndodhi gjate lutjeve, u afruan e nisen te hidhnin granata, na qelluan me arme automatike e cdo mjet tjeter. Pati te vdekur e te plagosur dhe ne fund i ekzekutuan edhe keta te fundit”, tha Gadafin .
Te premten ne nje spital te braktisur te lagjes abu salim u gjeten 200 trupa te dekompozuar. Mjeket dhe infermieret ishin larguar nga frika e luftimeve dhe shume paciente te plagosur, ishin lene te vdisnin pa asnje lloj ndihme.

Top Channel