MASH, përgatitje për vitin e ri shkollor

25/08/2011 16:40

Më 12 shtator do të nisë viti i ri shkollor, ndërsa regjistrimet do të fillojnë ditën e hënë më 29 gusht.

Ministri i Arsimit, në një takim me drejtorët e drejtorive arsimore, kërkoi të rritet numri i nxënësve që zgjedhin shkollat profesionale, pasi tregu i punës ka kërkesa për të rinj që janë të specializuar në turizëm, ndërtim, agrikulturë, etj.

“Treguesi i regjistrimit është i pakënaqshëm. Tregu i punës kërkon gjithnjë e më shumë mjeshtra dhe teknikë për turizmin, industrinë, agrikulturën, teknologjinë dhe informacionin, etj”, deklaroi Tafaj.

Këtë vit do të hapen 200 klasa të reja për sistemin parashkollor, i cili është i domosdoshëm për femijët pesëvjecarë.

“Synojmë të hapim klasa dhe grupe të reja, për këtë do shfrytëzojmë kopshtet ekzistuese dhe shkollat e ciklit të ulët”, saktësoi Tafaj.

Ministria e Arsimit do t’i kushtojë një rëndësi të vecantë regjistrimit të fëmijëve që vijnë nga familjet e varfëra dhe ato rome, pasi një pjesë e madhe e këtyre fëmijëve nuk kanë mundësi të frekuentojnë arsimin bazë.

Top Channel